Sport

Francezët nuk e duan më Deschamps në krye të ‘gjelave’, ja kush mund t’a zëvendësojë!

Eliminimi i ekipit të Francës nga “Euro2020” që në fazën e 1/8-ave shihet nga kritikët dhe tifozët si një dështim nga çdo këndvështrim. Kampionët e botës në fuqi, që ishin edhe pretendentët kryesor me disa nga yjet e momentit në kontinent, si Mbappe, Benzema apo Kante zhgënjyen në ndeshjen përballë Zvicrës dhe me gjithë paraqitjen e tyre.

Trajneri i skuadrës, Didier Deschamps, është i fajtori kryesor sipas fanatikëve të futbollit, madje për momentin po i bëhet gjyqi nga të gjitë francezët. Në konferencën për shtyp ai tha:

Marr përsipër përgjegjësitë e mia.

Një nga emrat më të përfolur të momentit për të ardhur në krye të ‘gjelava’ është ish-trajneri i “Real Madrid” dhe një nga futbollistët më të mirë francez, Zinedin Zidane. Po pyetja është a do të dorëhiqet Deschamps përpara “Botërorit të Qatarit” që mbahet vitin e ardhshëm?

Kontrata e tij është deri në vitin 2022, por presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Grat, u shpreh i zhgënjyer në deklaratën e tij duke e konsideruar zhgënjim eliminimin e bluve përpara fazës çerekfinale.

Me Deschamps nuk kam folur ende por nuk ka nevojë për konfirmime për atë çka pamë, na duhet të flasim.

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse pas dorëheqjes nga “Real Madrid”, ai do të vendosë të kalojë nga skuadra franceze.

Rikujtojmë se, pas mposhtjes së Francës, reagimet e lojëtarëve Kylian Mbappe, apo Paul Pogba, kanë bërë shumë bujë në media. Gjithashtu tensione ka pasur dhe në tribunë midis prindërve të dy sulmuesve.