Celebrities Gossip Showbiz

‘Fryma ime’, Aurela Hoxha emocionon me postimin për të birin!

Aurela Hoxha e mbajti në fshehtësi të plotë shtatzëninë e saj dhe vetëm kur djali i saj lindi modelja e bëri publike. Alaron është emri me të cilin ajo pagëzoi vogëlushin e saj, të cilin e poston shumë rrallë në rrjete sociale. 

Tanimë ka kaluar 1 vit që nga momenti që Aurela është bërë nënë dhe pak më parë, bukuroshja ndau me ne një foto ku si gjithmonë nuk dukej portreti i Alaron, vetëm këmbët e tij të vogla. Krahas, ashtu si çdo mama ndjen të voglin e saj, ajo ka shkruar:

Fryma ime 

Mirëpo, ne kurrë nuk e kemi parë partnerin e blogeres, pasi ajo ka zgjedhur që ta mbajë atë shumë diskret. Në këtë mënyrë bukuroshja ka shtuar kuriozitetin se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën dhe të gjithë janë ‘sy e veshë’ për të zbuluar se cili është ai.

Në një intervistë të bërë së fundmi nga Aurela ajo ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj private dhe ka folur për herë të parë rreth shtatzanisë së saj.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë të Francës ka filluar që prej datës 17 maj dhe pritet që të përfundojë me datë 28 të muajit të kaluar. Të shumtë janë yjet nga bota e kinematografisë dhe jo vetëm që parakalojnë në tapetin e kuq dhe që janë bërë pjesë e këtij festivali i cili tani është kthyer në një traditë dhe zhvillohet çdo vit.

Ajo çfarë ra në sy ishte edhe pjesëmarrja e modeles së njohur shqiptare, Aurela Hoxha. Ajo parakaloi në tapetin e kuq e veshur me një fustan transparent dhe me një dekolte të hapur. Modelja kishte zgjedhur që fustanin ta kombinonte edhe me një palë doreza lëkure në ngjyrë të gjelbër.