Health & Beauty Lifestyle

Frymëmarrje e vështirësuar teksa jeni shtrirë në krevat?! Ja se çfarë duhet të dini!

Edhe pse insuficienca e zemrës është një sëmundje relativisht e shpeshtë, shumë njerëz nuk dinë cilat janë simptomat e saj. Një ndër to është posaçërisht indikativ dhe kurrsesi nuk duhet injoruar. Simptoma është frymëmarrje e vështirësuar teksa jeni të shtrirë në krevat ose divan, e njohur si ortopnea. Kjo ndjesi, lehtësohet duke qëndruar ulur ose në këmbë. Ekspertët shpjegojnë për këtë sëmundje se:

Në rrethana normale, kur shtriheni, gjaku qarkullon pa probleme në ekstremitetet tuaja dhe do të kthehet në zemër, megjithatë, nëse vuani nga insuficienca e zemrës, zemra nuk mund të përballojë sasinë e shtuar të gjakut. Kjo çon në grumbullimin e lëngjeve në mushkëri dhe rrjedhimisht në gulçim.

Nëse e vëni re këtë simptomë te vetja, është me rëndësi që sa më parë të bisedoni me mjekun tuaj dhe të ndërmerrni hapa të nevojshëm për përmirësimin e shëndetit të zemrës suaj. Simptomat e tjera të insuficiencës së zemrës të cilave gjithashtu duhet t’i kushtoni vëmendje janë dispnea (vështirësi në frymëmarrje), lodhje, performancë e dobët fizike, ënjtje e ekstremiteteve të poshtme.

Simptomat më pak të zakonshme të kësaj sëmundjeje janë kollë e fortë gjatë natës, një rënie e papritur e përqendrimit, zhurma e frymëmarrjes, rritje e papritur e peshës trupore (më shumë se 2 kg në javë). Ndërkaq, enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera. Në disa raste, enët e gjakut bllokohen duke përbërë pikënisjen e shumë sëmundjeve kardiovaskulare. Ekspertët kanë identifikuar disa ushqime të shëndetshme të cilat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të tilla dhe ruajnë shëndetin e enëve të gjakut.