Botë e Çuditshme Film & Tv Gossip

Frymëzoi filmin “The Conjuring”, del në shitje shtëpia e pushtuar nga shpirtrat!

Shtëpia në fermë e pushtuar nga shpirtrat në Rhode Island, që frymëzoi filmin horror të vitit 2013 “The Conjuring”, ka dalë në shitje për 1.2 milion dollarë. Sipas “Mott & Chace Sotheby’s International Realty”, shtëpia prej 3,109 metra katrorësh në 8.5 hektarë në Burrillville, është “një nga shtëpitë më të njohura të pushtuara nga shpirtrat në Shtetet e Bashkuara”. Kompania tha në një njoftim për shtyp se:

Legjenda thotë se shtëpia është e pushtuar nga prania e Bathsheba Sherman, e cila jetonte në shtëpi në vitet 1800. Deri më sot, janë raportuar ngjarje të panumërta.

Këto ngjarje të supozuara mbinatyrore janë dokumentuar në dokumentarë dhe në ekranin e madh. Patrick Wilson dhe Vera Farmiga në “The Conjuring” (2013). Ndërsa “The Conjuring” nuk u xhirua realisht në këtë pronë, ai u bazua në përvojat tronditëse të familjes Perron, që jetonte në shtëpinë e famshme në vitet 1970. Filmi, i drejtuar nga James Wan dhe me aktoren Vera Farmiga, ka në qendër një familje të terrorizuar nga shpirtrat që pushtojnë shtëpinë e tyre.

Një pjesë e tretë e filmit, e titulluar “The Conjuring: The Devil Made Me Do It”, u publikua në qershor. Shtëpia e frikshme u shit për herë të fundit në vitin 2019 për 439,000 dollarë. Blerësit ishin Jennifer dhe Cory Heinzen, të cilët organizuan evente në këtë shtëpi dhe u dhanë me qira dhoma hetuesve paranormalë që kaluan natën atje.

Falë reputacionit të saj rrëqethës, pronarët kanë ditur si të nxjerrin përfitime prej pronës. “Wall Street Jorunal” shkruan se:

Kujdestarët aktualë kanë raportuar ngjarje të panumërta në shtëpi dhe i kanë kthyer rezervimet për të kaluar një natë aty dhe organizimin e eventeve në prone, në një biznes të suksesshëm.

Filmat janë një nga aktivitet më argëtuese, teksa ju kaloni një kohë të mirë, por edhe mësoni nga to. Njerëz të ndryshëm pëlqejnë zhanre të ndryshme filmash, por me siguri më të paktë janë ata që preferojnë filmat horror. Në qoftë se nuk e keni parë akoma këtë film, çfarë po prisni ende? Është më shumë se i frikshëm, pasi historia është e vërtetë dhe kjo e bën më drithëruese, aq sa njerëzit që e kanë parë shprehen se kanë përjetuar frikën më të madhe gjatë jetës së tyre.

Filmi flet për një familje me pesë vajza, e cila u shpërngul në një shtëpi të vjetër në Rhode Island. Në shtëpi fillojnë të ndodhin gjëra të çuditshme, takime me fatazma, madje dhe një pushtim. Familja vuajti nga këto fuqi të mbinatyrshme për nëntë vite, që ngjallën interes te dy hetuesit e ndodhive paranormale, Ed dhe Lorraine Warren, me të cilët nis filmi. Në fakt, vetë Lorraine Warren shërbeu si konsulente në film, kështu që jo vetëm që është i frikshëm, por edhe i vërtetë.