Sport

Fundjava rikthen Superioren, ja përballjet e javës së 10-të!

Rikthehet Abissnet Superiore me javën e saj të 10-të me ndeshjet që do të luhen në dy ditë, të premten dhe të shtunë.

Ditën e premte zbresin në fushë kampionët në fuqi të Teutës të cilët do të fillojnë nga nesër erën e re të trajnerit Renato Arapi pas largimit të Edi Martinit javën e shkuar një ditë pas hubmjes me Partizanin.

Këtë situatë jo të qëndrueshme tek kampionati durrsak do të përpiqet ta shfrytëzojë Vllaznia gjë që e konfirmoi edhe trajneri Brdaric në konferencën për shtyp në prag të takimit që do të zhvillojnë në “Elbasan Arena” me ekipin durrsak.

Duhet të jemi të përqendruar pas dy fitoreve radhazi. Ne kërkojmë që të jemi të uritur dhe shpresojmë që të marrim rezultatin maksimal. Teuta është skuadra kampione, nga e kaluara ata janë skuadra më e mirë. E dimë se çfarë janë në gjendje të bëjmë dhe ne duhet të jemi gati ta përballojmë. E kemi analizuar  dhe themi që ka një mënyrë të veçantë sesi duhet të përballesh ndaj tyre. Mirë që të shfrytëzojnë krizën e tyre në mënyrë që të marrim 3 pikë.

Takimi tjetër i së premtes është ai mes Laçit dhe Dinamos. Blutë vijnë në këtë ndeshje nga fitorja e vështirë me Kastriotin.

Ndeshja e parë qo do të luhet të premten është ajo mes Laçit dhe Dinamos në orën 13:45 ndërkohë që 16:45 do të luhet Teuta-Vllaznia, të dyja këto takime do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Digitalb.