Aktualitet

Fundoset automjeti në rezervuarin e Çekrezës, përpjekje për të zbuluar ngjarjen

Gjendet një automjet i fundosur në Rezervuarin e ‘ÇerKezës’ në Tiranë. Mjeti është konstatuar nga roja i sigurisë i cili ka njoftuar policinë. Ende nuk dihet nëse ka patur njerëz brenda në automjet apo rrethanat e ngjarjes.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në përditësim…