Aktualitet

Funeral shtetëror për ish presidentin Nishani, homazhe në selinë e Presidencës

Bujar Nishani la gjurmë në historinë jo dhe aq të lavdishme të shtetit shqiptar por edhe të Partisë Demokratike.

Në një lëvizje të pazakontë, sekretari amerikan i shtetit Blinken vlerësoi kreun e ndjerë të shtetit. Ndoshta por jo vetëm për këtë arsye, atij do t’i rezervohet një funeral shtetëror, me të gjitha nderimet dhe respektet, duke nisur këtu, nga presidenca, ku ai qëndroi me dinjitet për pesë vjet.

Ashtu si Bashkim Finos një vit më parë, precedenti i funeralit të ish kryeministrit, do të shërbeje për t’i bërë përcjelljen e fundit, presidentit të shtatë të Republikës.

Ditën kur ish kryeministri Bashkim Fino ndërroi jetë , qeveria miratoi një vendim ku parashikohej shpallja e një dite zije kombëtare, përfshi uljen e flamurit kombëtar në gjysmë shtizë.

Deri më tani qeveria nuk e ka publikuar ende një vendim përmes të cilit do të specifikohet forma e ceremonisë së lamtumirës për president Bujar Nishanin.

Sipas një vendimi të këshillit të ministrave në Prill 2004 të ceremonialit zyrtar, parashikohet ceremoni funebre zyrtare kur ndahet nga jeta një ish president.

Arkmorti i presidentit të ndjerë Bujar Nishani, do të vendoset të në sallën Skenderbeu në presidencës të mërkurën datë 1 Qershor, për homazhe për miqtë dhe dashamirësit duke nisur nga ora 10:00 .

Të enjten e 2 qershorit në harkun kohor 10:00-12:00 do zhvillohen homazhe sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Arkmori president Nishanit do ta lërë presidencën në ora 12:00 për tju drejtuar varrezave të Sharrës për ceremoninë e varrimit.

Zoti Nishani është i dyti ish president shqiptar pas Ramiz Alisë që ndahet nga jeta. Ish-presidenti i parë pluralist pas viteve 90, Ramiz Alia është përcjellë në 9 Tetor 2011 për në banesën e fundit ndërsa homazhet për nder të tij janë zhvilluar për 1 orë në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë.

Atë kohë protokolli i shtetit zhvilloi një ceremoni zyrtare, por pa të shtëna armësh dhe pa bandë nderi e truprojë./tch