Sport

‘Furtunë’ largimesh te Chelsea, 4 lojtarë lënë skuadrën!

Ditë e rëndësishme te Chelsea, teksa klubi londinez ka ndërprerë bashkëpunimin me 4 lojtarë. Emri i parë është ai i Andreas Christensen. Mbrojtësi danez përshëndet këtë ekip, pas disa vitesh qëndrimi.

Danny Drinkwater do të ndjekë të njëjtën rrugë. Mesfushorit i ka skaduar kontrata dhe nuk është parë e arsyeshme të rinovohet kontrata Shkak i divorcit është mungesa e minutave.

Charly Musonda dhe Jake Clarke-Salter duhet të gjejnë një skuadër tjetër, ku do mund të gjejnë veten.

Spastrimi te Chelsea pritej dhe lojtarët e sipër-përmendur nuk janë të vetmit që do largohen.