Celebrities Fashion Showbiz

Fustani i famshëm i princeshës Diana pritet të dalë në ankand për këtë çmim marramendës!

Mesa duket figura e princeshë Diana-s nuk ka për t’u harruar kurrë edhe pse kanë kaluar shumë kohë nga vdekja e saj fatale në vitin 1997. Për ata që nuk kanë shumë informacion rreth saj Diana ose Princesha e Uellsit ishte gruaja e parë e Princit Charles. Dyshja u martuan në Katedralen e Shën Palit në vitin 1981 dhe u bënë prindër të Princit William në 1982 dhe Princit Harry në 1984. Çifti u nda në 1992, duke finalizuar divorcin katër vjet më vonë. Princesha Diana u bë e njohur për stilin e saj ikonik dhe punën e saj bamirëse, veçanërisht përfshirjen e saj me pacientët me AIDS, fushatën për heqjen e minave tokësore dhe organizatat e fëmijëve. Ajo u vra tragjikisht në një aksident automobilistik në Paris, por djemtë e saj William dhe Harry janë zotuar të vazhdojnë trashëgiminë e saj.

Stili i saj ikonik është një ndër arsyet e shkëlqimit të figurës së saj publike. Dy fustanet e saj më të paharrueshme ishin fustani i saj i zi , i cili u cilësua edhe si fustani “i hakmarrjes” dhe sigurisht, fustani i saj i nusërisë që veshi kur u martua me mbretin Charles në 1981. Një tjetër nga fustanet e Diana-s që binte në sy në gardërobën e saj ishte fustani i saj me ngjyrë vjollcë të errët që ajo veshi në dy raste. Një herë e ka veshur në një portret zyrtar mbretëror në 1991 dhe tjetrën në revistën ‘Vanity Fair’ në 1997. Fustani u dizenjua nga Victor Edelstein dhe përmban një dekolte të hapur së bashku me një fund bombastik në formë tulipani. Me këtë ngjyrë patëllxhani kaq të veçantë duket sikur fustani ka tërhequr vëmendjen e shumë personave dhe pritet të dalë në ankand për herë të parë në 25 vjet në Nju Jork më 27 janar. Ekspertët kanë parashikuar se do të arrijë rreth 100,000 £.

Kjo nuk është hera e parë që një veshje e Diana-s del në ankand. Në vitin 2019, një nga bluzat ikonë të stërvitjes së princeshës së ndjerë që ajo vishte ndërsa shkonte në palestër në Londër u shit për 53,532 dollarë, që është afërsisht 43,000 £. Ajo bluzë u dhurua nga trajnerja personale e Diana-s, Jenni Rivett, e cila punoi me familjen mbretërore për më shumë se shtatë vjet. Ajo i dhuroi të ardhurat nga shitja për të ndihmuar një familje nga Malavia me bazë në Afrikën e Jugut, nga e ka origjinën. Përveç nxjerrjes në akand, e ndjera ka edhe shumë veshje të saj ose aksesorë, të cilët kanë dalë në muze që njerëzit të shohin më shumë rreth garderobës së saj.