Celebrities Gossip Showbiz

Fustani i performancës së fundit të Amy Winehouse, tanimë në ankand!

Ajo ishte një nga këngëtaret më të talentuara dhe më të vlerësuara të kohës së saj. Përveç se si këngëtare, ajo ishte dhe një tekstshkruese shumë e mirë. Së fundmi, një ndër koleksionet e sendeve personale të këngëtares së ndjerë, Amy Winehouse që do të dalë në ankand është pikërisht fustani që ajo veshi në performancën e saj të fundit.

Sipas “The Sun”, mini-fustani me simbole, me një ngjyrë jeshile dhe të zezë i kombinuar me detaje të luleve, pritet të kushtojë 14,500 paund.

Një muaj më pas, në korrik të vitit 2011 këngëtarja ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare në Londër. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejt fondacionit të ngritur nga prindërit e saj, në nder të Amy-t me qëllim për të ndihmuar të rinjtë me probleme të varësisë.

Amy Winehouse thuhet se ditët e fundit të jetës së saj i kaloi në mjerim. Të paktën kështu ka treguar Ian Halperin në librin e tij të ri “27 Heaven”. Teksa citonte një mikun e këngëtares së ndjerë, ai shkruante se ikona e muzikës ndihej e trishtuar para se të ndërronte jetë.

Rikujtojmë se, së fundmi, babai i Amy Winehouse, ka shokuar fansat me deklaratën e tij. Mitch Winehouse ka zbuluar se shpirti i të bijës e ka vizituar 3 vite më parë. Teksa ka folur mbi vdekjen e këngëtares, Mitch ka treguar se vazhdon ta ndiejë ende prezencën e saj rrotull vetes.

Gjithashtu është bërë publike dëshira më e madhe e këngëtares Amy Winehouse para se të ndahej përgjithmonë nga jeta. Amy dëshironte që të mund të kishte fëmijë.