Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Fustani më inspirues i vitit i veshur nga supermodelja Heidi Klum!

Paraqitja e Heidi Klum në tapetin e kuq të ‘Avatar 2: The Wave of Water’ i la të gjithë pa fjalë. Ndërsa mori pjesë në premierën e filmit në Los Angeles supermodelja i mahniti të gjithë me një fustan të shndritshëm argjendi të tejdukshëm. Dizajni i tij prej tyli Lever Couture kishte një mëngë skulpturore dhe pjesën e poshtme asimetrike që përfshinte material prej tyli të prerë në vija të trasha me thekë dhe një të çarë deri në kofshë.

Nga pëlhura e argjendtë diafanoze deri te struktura arkitekturore, fustani të krijonte iluzionin optik sikur ishte ujë që lëvizte. Ylli i “Making the Cut” e kombinoi fustanin me taka të tejdukshme dhe me vathë diamanti. Për t’iu përshtatur më shumë temës së filmit ajo u shfaq me një ‘wet look’, që bëri të dukej sikur sapo kishte dalë nga pishina. Bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz, veshi një kostum ngjyrë argjendi metalik me një këmishë të ngjashme.

Rikujtojmë, se së fundmi Klum ka folur për kostumin e saj të jashtëzakonshëm në festën e Halloween. Mbretëresha e padiskutueshme e Halloween-it u shndërrua në një krimb. Klum zbuloi kohët e fundit aftësinë e saj befasuese për t’u dukur gjithmonë perfekte në tapetin e kuq dhe në xhirime. Ajo thotë se mund të ndalojë djersitjen e fytyrës së saj. Gjatë paraqitjes së saj të fundit në “The Late Show With Stephen Colbert”, 49-vjeçarja shpjegoi se si artistët e grimit në xhirime shpesh shkojnë për t’u siguruar që fytyra e saj të jetë pa djersë.