Sport

Futbolli shqiptar kërkon ndryshimin e ligjit të Sponsorizimeve!

Në një mbledhje të zhvilluar sot, Liga Profesioniste e Futbollit dhe Federata Shqiptare e Futbollit vendosën t’i drejtohen me një kërkesë zyrtare Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë. Kjo, për ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve, si një kërkesë jetike e futbollit dhe sportit shqiptar.

Në takimin ku ishin të pranishëm 10 drejtuesit e klubeve pjesëmarrëse në Abissnet Superiore dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u diskutua në lidhje me këtë kërkesë dhe u bënë propozime konkrete. Ato kishin të bënin me mënyrën si do të vijojë dialogu me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Kuvendit, sa i përket ndryshimit të ligjit “Për sponsorizmet”, në sport.

Liga Profesioniste e Futbollit sëbashku me FSHF-në do të riaktivizojnë negociatat me të gjithë institucionet dhe aktorët përgjegjës, për të finalizuar ndryshimet ligjore që do t’i japin një frymëmarrje të madhe sportit shqiptar.