Lajmet e fundit Sport

“Futsal Euro 2022” / Zbardhet lista për dy ndeshjet me Danimarkën!

Kombëtarja shqiptare e Futsalit do të nisë sot përgatitjet për dy ndeshjet e radhës ndaj Danimarkës, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2022. Trajneri Erind Resuli shpalli listën me 15 lojtarët e grumbulluar për këto dy sfida, ku bie në sy rikthimi i disa lojtarëve si Roald Halimi, Narcis Alibegu, Ylber Alili dhe Alban Shiba, të cilët munguan në ndeshjet e para të luajtura në janar.

Duke folur para ndeshjes së parë ndaj Danimarkës,  trajneri i kuqezinjve shprehet optimist për rezultatin:

Sigurisht që është një sfidë e vështirë, pasi do të përballemi me Danimarkën, që është një skuadër e fortë dhe kundërshtari për t’u mundur në Grupin 1, pasi rivalet e tjera Ukraina dhe Kroacia janë ndër më të fortat në Europë. Nisim këtë grumbullim me 2 rikthime të rëndësishme në ekip, po sërish kemi mungesa. Shpresoj që këtë herë të mos kemi probleme me testet COVID pasi në janar u penalizuam fort nga mungesat. Uroj që djemtë të jenë në formë dhe të japin maksimumin në sfidat e radhës.

Futsal është e njëjtë me futbollin klasik, por në ndryshim loja nuk zhvillohet ne stadiume të hapura e në fushë me bar, por në ambiente të mbyllura.