Bota

G7 e thotë qartë: Nuk do të njohim kurrë kufij të rinj të vendosura nga Rusia!

Vendet e G7-tës e mbyllën takimin e tyre në Gjermani me pohimin e qartë se kufijtë e rinj që synon të vendosë Rusia nuk do të pranohen kurrë.

Shtatë vendet më të industrializuara të botes treguan se  do të vazhdojë “mbështetja e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, përfshirë edhe Krimenë, dhe të të gjithë shteteve të tjera”.

Ata i tërhoqën veshin edhe Bjellorusisë, duke nënvizuar se lidershipi në Minsk duhet të veprojë për të ndaluar agresionin rus, e të respektojë detyrimet e veta ndërkombëtare”.

Ministrat e jashtëm u ndalën ndërkohë edhe tek efektet globale të luftës. “Agresioni rus në Ukrainë dhe veprimet e njëanshme të Rusisë për kufizimin e eksporteve agrare ukrainase kanë sjellë rritje të fortë të çmimeve në tregjet e lëndëve të para.

Kjo çon në një kërcënim të “sigurimit global të ushqimit, thuhet në deklaratën përfundimtare. Vendet e G7 i kanë bërë thirrje Rusisë të “ndalë menjëherë sulmet kundër infrastrukturës së rëndësishme të transportit, përfshirë edhe portet, me qëllim që ata të përdoren për eksportin e produkteve agrare të Ukrainës.”

Shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock e akuzoi madje Moskën Rusinë për “luftë të grurit”.

Qeveria në Moskë përpiqet ta zgjerojë qëllimisht luftën e Ukrainës edhe nëpër botë, u shpreh ajo, ndërsa theksoi se nuk duhet të jemi naive dhe se Rusia po synon të krijojë terrenin për dobësimin e unitetit ndërkombëtar.