Health & Beauty

Gabimet e prindërve të cilat dobësojnë sistemin e imunitetit te fëmijët!

Ekzistojnë mjaft dëshmi që fëmijët të cilët sëmuren shpesh në fëmijëri, posaçërisht nëse kanë pasur temperatura të larta gjatë asaj periudhe, më vonë sëmuren më rrallë nga sëmundjet serioze.

Sistemi i imunitetit të fëmijëve është në zhvillim, ndërsa shkalla e lartë e funksionalitetit arrihet vetëm rreth moshës pesë vjeçare. Posaçërisht është i pazhvilluar funksioni i rruazave të bardha të gjakut (neutrofilet), si edhe krijimi i antitrupave kundër shkaktarëve të shumtë të sëmundjeve.

Kontakti me fëmijët e tjerë, shkakton këmbimin e shkaktarëve të ndryshëm dhe ndoshta shtim të sëmundjes. Mirëpo, kjo i ka edhe anët e veta pozitive. Për funksionimin e sistemit imunitar është e domosdoshme që ai vazhdimisht të jetë aktiv, të ushtrojë siç ushtrojnë sportistët.

Mungesa e stimuluesve (pastërtia e tepruar), çon deri në zvogëlim të funksionimit të sistemit të imunitetit.
Njerëzit nuk janë projektuar në mënyrë evolucionare që të jenë të pastër, të parët tanë nuk janë larë çdo ditë. Njerëzit shpesh kanë pasur parazitë. Pastërtia e tepruar çon deri në shfaqjen e sëmundjeve të shumta, për shembull, dushi i shpeshtë mund të shkaktojë ekzemën.

Mjafton të shikohet harta e botës, dhe të shihni që atje ku ka parazitë dhe ku njerëzit janë të ndyrë, nuk ka sëmundje moderne të Perëndimit (alergjitë, sëmundjet autoimune, diabeti etj.).

Kjo nuk do të thotë që nuk duhen larë duart para ngrënies, por që higjiena patjetër duhet të reduktohet në masën e kuptueshme.

Nxjerrja e fëmijëve jashtë në kohë të ftohtë, deri në një orë në temperaturat minus 10 gradë Celsius, stimulon sistemin e imunitetit. Ngjashëm është edhe efekti i temperaturave të larta.

Hulumtimet kanë treguar që qëndrimi në sauna deri në një orë në ditë, stimulon sistemin e imunitetit, ndërkaq më shumë se një orë mund të ketë pasoja negative në organizëm.

Fëmijët duhen nxjerrë në mot të ftohtë, duhet që të luajnë jashtë. Nga aktivitetet fizike tek muskujt lirohet cikotina, interleukina 6, që stimulojnë shkëlqyeshëm sistemin e imunitetit.