Sport

Garat e çiklizmit, do të bllokohen këto rrugë në Korçë gjatë dy ditëve

Dy akse rrugore do të bllokohen në Korçë gjatë dy ditëve të ardhshme, të martën dhe të mërkurë.

Ditën e martë, ora 15:30-18:30 do të bllokohet aksi rrugor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë, kurse ditën e mërkurë, ora 11:30-14:30, do të bllokohet aksi rrugor Korçë-Pogradec-Qafë Thanë për mbarëvajtjen e garave çiklistike.

Njoftimi i plotë nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë:

✅ Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së garave çiklistike, duke bllokuar disa segmente rrugore.

🚴🏻‍♂️Në datat 31.05.2022 dhe 01.06.2022, Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Shqiptar dhe disa bashki, do të organizojnë aktivitetin sportiv çiklistik “Turi i 79-të çiklistik i Shqipërisë”.

Në kuadër dhe mbështetje të këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimit të një trafiku të lirë dhe pa rreziqe për garuesit dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për këtë qëllim, ju informojmë si më poshtë:

➡️ Etapa e parë e këtij aktiviteti do të zhvillohet ditën e martë, më datë 31.05.2022, nisja do të bëhet në orën 12:00, nga Tirana në drejtim të Korçës.

➡️ Etapa e dytë, do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 01.06.2022, nisja do të bëhet në orën 12:00, nga Korça në drejtim të Elbasanit.

Policia e Korçës, kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe iu bën apel atyre, që të shmangin lëvizjet e panevojshme me mjet në këto segmente rrugore, deri në përfundimin e këtij aktiviteti sportiv.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

Për qarkun e Korçës, ju saktësoj oraret e bllokimit të rrugëve, për 2 ditët e ardhshme, në lidhje me aktivitetin çiklistik:

Ditën e martë, ora 15:30-18:30, do të bllokohet aksi rrugor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë. Ditën e mërkurë, ora 11:30-14:30, do të bllokohet aksi rrugor Korçë-Pogradec-Qafë Thanë.