Aktualitet

Gati çadrat? Njihuni me parashikimin e motit për sot

Sipas MeteoAlb kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të përfshijnë gjithë vendin tonë duke sjellë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin.

Parashikohet që reshjet të jenë me intensitet edhe mesatar në zonat Veriore. Ndërsa në zonat Qëndrore dhe Jugore pritet që reshjet të jenë në sasira më të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 18°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim deri në 7 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës është përfshirë nga masat ajrore të paqëndrueshme, të cilat parashikohet të sjellin në vend vranësira të shpeshta ku këto vranësira do të pësojnë herë pas here zhvillim duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin e Kosovës.

Ndërkohë, mes pasojave të motit të keq, krahas pezullimit të lundrimit është edhe rrëzimi i një shtylle elektrike në Vlorë duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në Pashaliman.