Celebrities Film & Tv Gossip

Gati të ndiheni të vjetër? Shikoni sa shumë është rritur djali i Miranda-s të ‘Sex and the City’

Fëmijët e ‘Sex and the City’ nuk janë më aq të vegjël. Duket se djali i aktores së njohur Cynthia Nixon, e njohur si Miranda në serialin ikonik është rritur dhe tanimë është një zotëri i vërtetë. Ai është shfaqur në ceremoninë e prezantimit të serive të reja të serialit, i cili tanimë do të vijë si ‘And Just Like That’.

Aktorët kryesorë si Sarah Jessica Parker, Kristin Davis, Cynthia Nixon u rrethuan nga fansat e tyre të çmendur për ribashkimin dhe nostalgjinë. Megjithatë, ata nuk ishin të vetmit që ranë në syrin e mediave dhe ndjekësve, pasi prej pak ditësh në mediat e huaja qarkullojnë disa fotografi të fëmijëve të tyre të cilët i shoqëruan në ceremoni.

Teksa ai që ka rënë më shumë në sy është djali i Miranda-s, Brady, i cili nuk është më një vogëlush. Në një set fotosh ai nuk njihet, teksa qëndron përkrah mamasë së tij dhe bashkëshortit të saj, Steve. Ai gjithashtu është veshur si një i rritur me një këmishë të zezë , pantallona të gjera në ngjyrë blu të errët dhe atlete.

Ndërkohë, kujtojmë se kompania e produksionit të “Sex and The City”, Warner Media ka lajmëruar rikthimin e serialit dhe ka zbuluar detaje nga ndryshimet e këtij sezoni të ri.

Aktori Chris Noth do të risjellë rolin e tij të famshëm si, Z.Big. Ndryshim do të ketë emri i serialit, i cili do të quhet “And Just Like That”, ndërsa qëndrojnë të njëjtë kasti i yjeve. Aktoret e dashura për publikun, Sarah Jessica Parker, Kristin Davis and Cynthia Nixon do të rishfaqen me rolet e tyre shumë të pëlqyera si Carrie, Charlotte dhe Miranda. Teksa, u lajmërua dhe pjesëmarrja e një aktoreje të re, por jo të panjohur për publikun, Sara Ramirez (e njohur nga roli i saj si Callie nga seriali hit Grey’s Anatomy).