Film & Tv Live From Tirana

Gaz Paja sugjeron 5 filma që ja vlejnë për t’i parë!

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja ishte sot i ftuar në programin “Live From Tirana”. E mërkura artistike në Top Albania Radio, i dedikohet filmave dhe të gjithë të pasionuarit pas tyre duhet të dëgjojnë sugjerimet nga aktori, Gaz Paja. Normalisht mes tyre gjendet dhe një film shqiptar që do të mbetet gjithmonë në preferencat e të gjithëve ne.

Më poshtë janë renditur nga filmi i pestë deri tek i pari:

 

5. First knight

Ky film nuk është se jep ndonjë mesazh fort të madh, por nga ana tjetër më ka pëlqyer historia dhe realizimi është vërtetë i mirë. Unë jam fans i historisë dhe ky është nje realizim fantastik.

 

4. Legend of the fall

Filmi është një realizim fantastik, e kam parë në ’97 dhe si ka lindur ky film. Është një film i guximshëm, aq më tepër në ’97 ne kemi qenë edhe më pak të vëmendshëm ndaj komunitetit. Ne ishim shumë afër ’90s kur ndryshuam. Pra nuk kishim lirshmërinë që kemi sot. Edhe pse është një film shumë i arrirë, ka një buxhet të vogël në raport me filmat e tjerë.

 

3. Përrallë nga e kaluara

Ngaqë mu dha mundësia për 5 filma, janë më shumë sigurisht dhe mendova që midis tyre duhet të ishte një shqiptar dhe shqiptar e kisha të vështirë se ke filma të mirë, por “Përrallë nga e kaluara” e meriton, është një film që ngelet, respekte për profesor Anagnosti.

 

2. The king’s speech

Këtu ndlrthuren shumë gjera, profesioni, dashuria ime për Kolin, edhe për disa aktorë të tjerë, por ky është aktor brilant, është Britanik dhe deshi zoti që masterin ta bëj në Londër. Është një cast fantastik kush nuk e ka parë duhet ta shikojë. Ka edhe historinë brenda, ku është një detaj tjetër i jetës sime që nëse nuk do të bëja këtë profesion do të merresha me historinë, më pëlqen.

 

1. Forest Gump

Pikërisht, Run Forest run… kam qenë në një moshë ku më duhej të vrapoja dhe nuk po e lidhja dot fare se si të vrapoja. Papritur u gjenda në kinema duke parë këtë film dhe kështu vrapova. Kam qenë në Athinë përpara se të vendosja që të futesha në akademinë e Athinës. Është film i gjatë, e kam parë disa herë, kur diçka të pëlqen, koha nuk llogaritet…