Celebrities Ndryshe

Gazetarja Juli Xhokaxhi në një rrëfim të sinqertë: “Preferoja të laja pjata në Amerikë…”

E ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” ishte gazetarja e njohur Juli Xhokaxhi. Në një intervistë ekskluzive për TAR, ajo i tha të gjitha, nga dashuria për gazetarinë, te komentet për politikën, por edhe Big Brother. A ka momente që i mërzitet asaj gazetaria?!

Nëse nuk e do diçka, nuk e bën mirë. A ka momente që të mërzitet?! Me këtë situatë politike të bëhet e lodhshme, e mërzitshme, por këtë kam zgjedhur që në fillim.

Dhe a ka çaste të vështira për të në gazetari?!

Nuk ka vite të vështira. Ka momente të vështira. E para kur ndodhin ngjarje të rënda, duhet të mbash lotët, emocionet, të jesh serioze. Tërmeti për shembull. Aksidenti i studentëve në Himarë. Momente kur ka vrasje të rënda, vrasja e fëmijës që je duke qarë brenda.

Ndërkohë, gazetarja na zbulon se madje ka dëshiruar edhe të largohet nga ky vend dikur.

Ka qenë një moment para disa vitesh që me cilindo nga miqtë që më pyesnin thoja sikur të laja pjata në Amerikë, por të isha e qetë. Doja të ikja.

Por a rrezikon jeta e gazetarit në Shqipëri?!

Nuk mund të them rrezik jete. Por që të shkatërrojnë mendërisht, shpirtërisht, sidomos nga rrjetet sociale. Kur ti mendon ke bërë një punë të mirë, hap dhe të vjen një mesazh nga dikush që nuk njeh me një lumë sharjesh. Nuk e kuptoj pse e bëjnë.