Politikë

Gazment Bardhi dëshmon në prokurori: Vetëm akte vetëmbrojtëse ndaj protestuesve të dhunshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike iu përgjigj sot pyetjeve të prokurorëve për protestën e 8 janarit në selinë blu. Pasi dëshmoi në prokurori për përplasjet e dhunshme të 8 janarit, Bardhi dha edhe një deklaratë për mediat.

I pyetur nga gazetarët për lëndën që u hodh nga brenda selisë drejt mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha, Bardhi këmbëngul se është përdorur vetëm fikëse zjarri dhje nuk ka pasur gaz lotsjellës.

“Kam dhënë përgjigje dhe për lëndën që është përdorur, kam rikonfirmuar se e vetmja lëndë ishin fikset e zjarrit”.

Të shtunën, demokratët protestuan në PD, në një tubim që përfundoi me dhunë, ndërsa u shkatërruan disa objekte në seli. Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha u përplasën me mbështetësit e Lulzim Bashës. 35 prej tyre u arrestuan, por pas hetimeve u lanë të lirë, ndërsa për disa prej tyre është kërkuar ‘detyrim paraqitje’.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së u shpreh se “çdo person që ka qenë brenda selisë, i është nënshtruar një procesi të plotë regjistrimi dhe më pas kontrollit fizik”.

“Ngjarja e dhunshme më 8 janar në selinë blu. Ka vijuar bashkëpunimi ynë me prokurorinë që në momentin e parë. Duke nisur me momentin ku protestuesin mësynë në PD, kontaktet që kam patur me policinë dhe se çfarë ka ndodhur në selinë e PD. Kërkoj zbardhjen e plotë të çështjes dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve. Një grusht njerëzish me në krye Berishën sulmuan PD-në. Autorët as nuk fshihen, as nuk zverdhen, Berisha ka marrë përgjegjësine e këtij akti të dhunshëm dhe disa individë të përfshirë, që janë vetidentifikuar. Të vendosen para përgjegjësisë penale autorët e aktit të paprecedentë. Më 8 janar kam informuar prokurorinë se policia në numrin e kontaktit të vendosur zyrtarisht nga policia u njoftua në 12 e 27 minuta. Kam telefonuar më shumë se 7 herë zyrtarët e lartë të policisë së shtetit. 40 minuta me vonese. Kam dhënë shpjegime të plota për çështjet që janë përdorur dhe kam rikonfirmuar se e vetmja lëndë rrethanore e gjendur brenda PD-së kanë qenë fikset e zjarrit. Ka patur një listë që policia dhe prokuroria e ka hartuar ditën e ngjarjes. Erdhën në selinë e PD dhe çdo person brenda selisë i është nënshtruar një procesi regjistrimi. Kam dhënë deklarime për çdo çështje. S’ka pasur asnjë sulm nga brenda selisë së PD. Prokurorët kanë qenë dëshmitarë që ata brenda PD-së i janë nënshtruar kontrollit fizik dhe selisë.”-tha Bardhi pas daljes nga Prokuroria e Tiranës”.

Ndërkohë, reagimet e mbështetësve të kryedemokratit Lulzim Basha, Bardhi i cilëson si “akte vetëmbrojteje për të ndaluar protestuesit e dhunshëm të futen në ambientet ku po zhvillohej mbledhja, në katin e dytë të Partisë Demokratike”.