Celebrities Gossip Showbiz

Genc Prelvukaj vendos ‘pikat mbi i’ për çështjen e ardhjes së Goran Bregovic në Tiranë!

Në mesin e shumtë të artistëve që kanë reaguar në lidhje me çështjen e ardhjes së këngëtarit serb Goran Brezovic në Festivalin e Birrës në Korçë është edhe Genc Prelvukaj. Këngëtari, i cili njihet për patriotizmin e tij të cilin e shfaq shpesh si me anë të këngëve, ashtu edhe me postime në rrjete sociale në një intervistë të dhënë së fundmi ka reaguar për herë të dytë në lidhje me Bregovic, duke vënë kështu ‘pikat mbi i’ për arsyet se përse ai nuk duhet të vijë në Shqipëri.

Nuk është çështja te përmbajtja tekstuale, unë po flas në cilësinë e një autori. Çështja është te reaksioni i tij, mungesa e reagimit në qoftë se unë do ta dija se një këngë e imja shërben si motivim i disa grupeve paramilitare që ushtrojnë krime të tmerrshme ndaj popullsisë jo-shqiptare, boshnjake, kroate atëherë unë të paktën e kam borxh ndaj atyre njerëzve për hir të artit që t’i bëjë thirrje mos të keqpërdoret puna ime sepse nuk është kriju për atë punë, deklaratë kjo që nuk ka ekzistu te Goran Bregovic.Mirë, nuk është te tekstet e tij është te qasjet e tij, afrimet me politikën por para se ma kalu në thelbin e problemit është edhe një çështje tjetër që unë nuk e kuptoj dot logjikën e ftesës. Sot në Serbi, pothuajse e gjithë popullata nën moshën 40 vjeç nuk e mban mend asnjë këngë të tij, sepse i takon një brezi të shkuar. Nën moshën 35 vjeç në Mal të Zi, Kroaci, Bosnjë, Maqedoni as nuk dihet ekzistenca e tij, por vetëm nëse bëhet ndonjë problem si ndodhi tani e kuptojnë emrin e tij, por jashtë këtij problemi nuk e dinë se arti ka edhe ndryshim brezash. Në Korçë nuk ekziston komunitet sllav, nuk ekziston asnjë komunitet që e flet sllavishten, tani Shqipëria 99% nuk e njeh Goran Bregovicin, mos të flasim për këngët e tij. Çështja e ftesës, në momentin që nuk e jep se kush, atëherë ku është çështja e ftesës së tij, me atë buxhet do kishte zgjedhje shumë më të mira me më ndikim, më aktuale nga shumë popuj tjerë të botës, më shumë të talentum. Mos të harrojmë se ai njeri është i identifikuar si plagjiatorë, kur ka marrë çelësin e Tiranës. Reagimet e mia të këtij viti nuk vijnë si risi apo diçka e re, unë edhe në atë kohë kam reaguar por atëherë nuk ka pasur rrjete sociale.

Kjo nuk është hera e parë që Genci reagon në lidhje me këtë çështje, pasi ai pak më parë reagoi me anë të një Instastory.

Për disa plehëra të pushtetit, analistë e zyrtarë hajdutë, primitivë që nuk marrin erë nga shoqëria e edukuar, që kanë provuar ta arsyetojnë pjesmarrjen e Goran Bregović-it, në ëmër të gjoja qytetarisë kur era djersë ju kutërbon gjithandej : Në vitin 2012, dashuria juaj Goran Bregovic, e kishte quajtur “cigane”, fjalë nënçmuese për komunitetin Rom, shqiptarën me origjinë nga Prizreni dhe e lindur në Shkup, Nënën Terezë.

Kujtojmë se dhe partnerja e tij, këngëtarja e njohur Eni Koçi reagoi lidhur me këtë çështje duke shprehur gjithashtu pakënaqësinë e saj me anë të një postimi në rrjete sociale, duke e konsideruar ardhjen e Bregovic një turp dhe ka bërë thirrje për anulim të Festivalit.