Celebrities Gossip Showbiz

Gënjeshtër 1 Prilli apo lajm i vërtetë? Alban Ramosaj sapo na lajmëroi se do të luajë në serialin ikonik!

Alban Ramosaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe një nga emrat më të komentuar të momentit. Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së tij në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Albani arriti që të merrte vendin e dytë pas Ronela Hajatit, e cila rrëmbeu vendin e parë dhe do të na përfaqësojë vitin e ardhshëm në Eurovision.

Por, gjithsesi edhe pse nuk fitoi, performanca e këngëtarit në Festivalin e Këngës padyshim që do ngelet gjatë në memorien e njerëzve pasi ishte tejet emocionuese dhe e kënduar me gjithë shpirt, jo vetëm nga ai por dhe nga Gjergj Leka, i cili e shoqëroi në skenë.

Pak më parë me anë të një postimi në rrjete sociale, Albani ka shpërndarë një foto të tijën ku shfaqet i veshur si endacak dhe me pranga në duar ka treguar se është shumë i emocionuar të ndajë me ne lajmin se do të luajë në serialin ikonik “Game of Thrones”.

Nuk e dimë ende nëse kjo është një gënjeshtër në formë shakaje për 1 Prillin apo lajm i vërtetë, megjithatë na mbetet të presim se çfarë do të na thotë artisti në vijim.

I emocionuar të njoftoj se jam marrë zyrtarisht për të luajtur në serialin e ardhshëm #GameOfThrones , #HouseOfTheDragon #FIREWILLREIGN #BehindTheScenes