Celebrities Live From Tirana

Genta Gjalpi për raportin Fifi-Granit: “Nuk kemi pse vëmë në lojë emocionet për persona që dje i kemi njohur…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth “Big Brother VIP” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ish-konkurrentja e “Big Brother”, Genta Gjalpi. E pyetur se çfarë mendimi ka për të eliminuarin e të premtes, ish-konkurrentin nga Kosova, Granit Cana, Gjalpi shprehet:

Mund të jem ndër njerëzit e pakët që më ka ardhur keq për Granitin. Njoh shumë meshkuj, djem të mirë por që kur bien në një femër xheloze dhe posesive humbin veten e tyre dhe kur e mbledhin mendjen është shumë vonë. E kam parë si një djalë që nuk hyri me qëllime për të përdorur Fifin. Nuk mund të ishte ndonjë super lojtar por roli i tij mund të ishte diçka më e thjeshtë. Ne nuk jemi në mendjen e Granitit po unë kështu e kam justifikuar. Sa i takon Fifit, ne jemi femra vet dhe mund të kemi kaluara situata të dhimbshme, është e kuptueshme por nuk kemi pse vëmë në lojë emocionet tona për persona që dje i kemi njohur. 

Kush mendon Genta se do e fitoj këtë vit “Big Brother VIP”?

Mendoj se Donaldi nuk do e fitojë. Unë kam përshtypjen që do e marrë dikush nga Kosova.

Kë do të zgjidhte Genta për të bashkëluajtur?

Donaldin sepse ka sens humori, ka batuta të bukura, e kam takuar shumë herë jashtë dhe kuptohemi shumë mirë. Do më pëlqente Monika të më fliste më shumë për filmat, e do mundohesha t’i rrija shumë afër Fifit për t’i thënë që: ‘Ec o goc varja të plasi ty për atë se ka plot çuna jashtë’. Mua më rastis të kem shoqe që janë pak a shumë si Fifi dhe nuk të dëgjojnë kurrë, mendojnë që kanë gjithmonë të drejtë.

Kush mendon Genta se do të dalë këtë javë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri?

Për fat të keq e preferuara ime, Beniada.