Celebrities Gossip Showbiz

Genta Ismajli ndan me ne pamjen më të ëmbël të mbrëmjeve të saj!

Prej muajsh tashmë është përfolur në media për shtatzëninë e Genta Ismajlit. Por pritjes i erdhi fundi pasi këngëtarja më në fund u bë nënë për herë të parë së bashku me partnerin e saj, Usta më 21 janar të këtij viti. Dyshja janë bërë prindër, por me një lumturi të dyfishtë, pasi familjes së tyre i janë shtuar tanimë dy anëtarë të rinj, një vajzë dhe një djalë.

Genta nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram publikoi një foto të dy veshjeve të binjakëve dhe gjithashtu zbuloi edhe një detaj tjetër, emrin e binjakëve të saj. Emrat e bebeve janë Icon dhe Blue Ivy.

E teksa tanimë nuk ngurron t’i tregojë vogëlushët e saj në rrjete sociale, bukuroshja ka ndarë me ne pamjen më të ëmbël të mbrëmjeve të saj, teksa na ka zbuluar dhomën e binjakëve dhe duke na uruar natën e mirë me engjëjt e saj.

Natën e mirë botë

Rikujtojmë se, edhe para disa javësh Genta publikoi këngën e saj në bashkëpunim me reperin gjerman Eko Fresh dhe Phat Crispy. Bashkëpunimi mes tyre u titullua “Bad Bitch” dhe nuk rezultoi të ishte një dedikim për binjakët e saj ashtu siç ishte përfolur. Ky bashkëpunim e riktheu bukuroshen në tregun muzikor pas një pauze mjaft të gjatë për shkak të shtatzënisë së këngëtares.