Celebrities Gossip Showbiz

Genta Ismajli organizon “baby shower-in” dhe çdo gjë duket fanstastike…

Prej muajsh tashmë është përfolur për shtatzëninë e Genta Ismajli, madje dhe janë postuar foto duke dyshuar rreth një barku të rrumbullakosur por asgjë nuk ishte konfirmuar nga vetë ajo. Por pritjes i erdhi fundi pasi këngëtarja e konfirmoi shtatzëninë e saj me anë të një videoje ku shfaqej krah bashkëshortit dhe duhet ta pranojmë se dukej marramendëse.

Artistja dhe Usta shfaqen të veshur shumë elegantë dhe ndodhen në një makinë klasike. Pasi ata arrijnë në destinacionin e dëshiruara, teksa zbret nga makina Genta zbulon barkun e saj të rrumbullakosur teksa mbante veshur një fustan të zi të gjatë. Kështu ata kanë konfirmuar për të gjithë se do të bëhen prindër për herë të parë.

Mirëpo, tani që gjithçka u konfirmua dhe Genta është afër lindjes, dyshja organizuan ‘baby shower-in’ dhe këngëtarja na ka treguar disa foto nga eventi. Çdo gjë duket e organizuar dhe e menduar në detaje nga Ustai dhe Genta.

Ende nuk e kanë konfirmuar gjininë e fëmijës, por disa ditë më parë është raportuar se ata në fakt janë në pritje të binjakëve dhe se njëri është djalë e tjetra vajzë.

Sigurisht që këtë periudhë ajo është fokusuar më shumë tek jeta personale dhe nuk është angazhuar me punë apo projekte muzikore.