Celebrities Live From Tirana Showbiz

Gentian Minga: “Në të gjithë botën njerëzit vriten për një llaf goje, jo vetëm në Shqipëri”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike, gazetari Gentian Minga i cili shquhet për postimet e tij “thumbuese” në rrjetet sociale. Një nga postimet e fundit që ka marrë vëmendjen ka qenë postimi i Gentianit në lidhje me shprehjen “Ça ke që shef” e cila le të themi është një shprehje që përdoret gjerësisht nga shqiptarët.

Ndërkaq, sa temperament ballkanik ka Genti?

Ironitë dhe sarkazma është mënyra se si mua më pëlqen t’i trajtojë gjërat apo të protestojë për gjërat negative. Unë e përdor shumë sarkazmën por pafundësisht përdor edhe autosarkazmën. Unë jam natyrë shumë ekspresive por merrem më shumë me ngjarjet dhe nuk është se kam bërë ndonjëherë keq në jetën time. Kur vjen puna te fenomenet jam ballkanas, mesdhetar por merrem me ngjarjen dhe jo me njerëzit. Në përgjithësi e gjithë bota sidomos edhe pas pandemisë që njerëzit janë edhe më të lodhur, e kanë humbur durimin dhe merren më shumë me njëri-tjetrin. Megjithatë unë e bëra për realitetin ballkanik, por në të gjithë botën sistemet dhe ligjet janë ndryshe nga ne dhe i bëjnë këto shoqëri më funksionale.

Si e gjykon Gentiani shprehjen “Ça ke që shef”?

Unë e them shpesh shprehjen “Ça ke që shef”, por shpesh degjeneron dhunë dhe humbje jete. Që nga dita që më ftuat në këtë program për këtë temë e deri më sot kanë ndodhur 5-6 ngjarje që kanë në thelb këtë shprehje. Një profesor i nderuar humbi jetën sepse i tha dikujt “çfarë ke që ndërhyn”, as nuk e fyu dhe as nuk e sulmoi, të paktën me aq sa di unë. Shumë njerëz janë vrarë për një llaf goje. Një nigerian humbi jetën sepse komplimentoi një zonjë italiane dhe italiani në krah të saj nuk e mendoi aspak për kompliment dhe e vrau. Unë para 2-3 javëve kur postova për këtë “Ça ke që shef” isha ‘viktimë’ e këtij temperamenti ballkanik sepse në një debat me një kolege unë reagova më shumë sesa duhej. Unë kam natyrë që dal shpesh jashtë vetes por mundohem ta përmirësoj veten dhe më merr kaq shumë kohë dhe energji sa përsëri mund të gabojë.