Gossip Showbiz

George Clooney dhe partnerja e tij hedhin poshtë zërat se po presin një fëmijë!

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se aktori i njohur George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal Alamuddin do të bëhëshin sërish prindër. 4 vjet pas binjakëve Ella e Alexander, po shtoheshin shtohen zërat që këmbëngulin se Amal është në tre mujorin e parë të një shtatëzanie.

“Daily Mail” shkroi se avokatja libaneze dhe aktori hollivudian e dhanë lajmin pak javë më parë, në një darkë me miq të ngushtë në vilën e tyre në Lago di Como të Italisë. Por përfaqësuesi i dyshes së njohur ka konfirmuar se ky lajm nuk është aspak i vërtetë. Deklarata vjen pasi çifti u panë duke shijuar një shëtitje familjare në Cernobbio, Itali, ditën e enjte me binjakët e tyre, Ella dhe Alexander.

Amal dukej rrëzëllitëse me një fustan të kuq të ndritshëm e ndërsa George shihej i veshur më një këmishë polo të errët dhe pantallona ngjyrë krem. George u pa duke mbajtur Elën e vogël dhe shkëlqente me një buzëqeshje ndërsa bisedonin në diellin italian. Pasi shijuan vaktin e tyre dhe përpara se të hipnin përsëri në motoskaf, ata së bashku me binjakët u ndalën për të parë disa nga rosat.

Aktori i njohur amerikan dhe Amal janë shembulli më i përsosur i rastësisë dhe faktit që kurrë nuk është vonë të biesh në dashuri. George ishte betuar se do të ishte beqar për gjithë jetën. Por jeta e tij ndryshoi kur njohu partneren e zemrës, Amal. Clooney dhe bashkëshortja e tij, janë një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it ndërkombëtar.

Ata duket se janë bërë fiks për njëri-tjetrin dhe shpesh ndjekësit i kanë konsideruar ‘Couple Goals’. Por e dini si ishte jeta e George para se të njihej me dashurinë e jetës së tij? Ylli i Hollywood-it, ka treguar në një intervistë se ndihej i paplotësuar deri në momentin që njohu Amal.

Rikujtojmë, se Clooney dhe gjysma e tij më e mirë, Amal u takuan për herë të parë në vitin 2013. Një vit më pas çifti u martua, ndërsa më 6 qershor 2017, ata u bënë prindër të dy binjakëve, vajzës Ella dhe djalit Alexander. Rikujtojmë, se gruaja e parë e George ishte aktorja, Talia Balsam. Ata qëndruan së bashku nga viti 1989 deri në vitin 1993.