Celebrities Gossip Showbiz

Gerti debaton me Oltën: “Je 36 vjeçe, nuk të vjen zor?!”

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Është një garë e pastër midis banorëve, qëllimi i së cilës është të ketë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, pas një nominimi të fortë mes Oltës dhe Kiarës, ishte pikërisht kjo e fundit që la shtëpinë e “BBV”. E teksa në nominimin e kësaj jave janë Qetsori, Antoneta dhe Keisi, duket se dinamikat ndryshojnë dita-ditës. Nga ana tjetër, mëngjesin e sotëm janë përballur Olta dhe Gerti, teksa ky i fundit është shprehur me fjalë tepër të ashpra.

Pse mashtron je 36 vjeçe i bën gjërat si të jesh vajzë kopshti, a të vjen zor?!