Gossip Showbiz

Getinjo revoltohet pas anulimit të festivalit në Zvicër! “Kjo është e padrejtë, ky është diskriminim!”

Shumë shqiptarë preferojnë Zvicrën si qytetin e tyre perfekt për të jetuar, dhe numri i tyre është goxha i lartë prandaj organizohet një festival i quajtur “Alba Festival”, ku performojnë artistët më të mirë shqiptarë. Edhe për këtë vit ishte vendosur që të mbahej ky festival dy-ditor në datat 4 dhe 5 shtator, ku të ftuar ishin: Ledri Vula, Elvana Gjata, Mozzik dhe Getinjo, Dhurata Dora, Kida, Sabri Fejzullahu dhe shumë të tjerë.

Por pas gjithë këtij eventi vjen një lajm i keq, pasi vetëm dy ditë para nisjes së eventit, autoritetet zviceriane vendosën që ta anulonin festivalin me pretekstin e rritjeve të rasteve të COVID-19 në Kosovë. Një gjë e cila lidhet direkt me artistët kosovarë, të cilët ishin të shumtë në numër.
Reagimet kanë qenë të shëmta, duke nisur prej organizatorëve të festivalit të cilët janë shprehur se ky është një veprim racist e deri tek artisti Getinjo i cili ka shpërthyer në rrjete sociale.
Ai publikoi një video nga Berlini ku shfaqej në një koncert në të cilin ishin të pranishëm 20 mijë vetë.

Sonte në Berlin, 15-20 mijë njerëz. Faleminderit Zyrih që anulove Alba Festival. Kjo është e padrejtë, ky është racizëm, ky është diskriminim