Celebrities Gossip Showbiz

Getinjo rikthehet në muzikë me një projekt shumë të veçantë! Cili është mesazhi që reperi ka në këngën e re?

Getinjo ka qenë në qendër të mediave dhe pse jo shumë aktiv në muzikë. Ngacmimet e tij në rrjete sociale kanë prodhuar gjithmonë lajm. Megjithatë këtë herë reperi ka treguar se do të angazhohet më shumë në muzikë.

Me anë të një Instastory, Getinjo ka zbuluar se gjatë kësaj jave do të lançojë këngën e tij më të re, të quajtur “PARE”. Dukeqenëse jemi afër sezonit veror mund të prisnim diçka ritmike me ndonjë klip tipik veror, por mesa duket nuk do të jetë kështu. Reperi ka treguar se ky klip nuk do të ketë ndonjë investim të madh, por kënga do të ketë një mesazh të fortë.

E kom bo 1 kong n’këtë javë e publikoj…konga e ka titullin ‘Pare’. “Më pare ndryshoje jetën, por asnjëherë veten”.Nuk është hit veror as nuk është klip me investim të madh! Është veç një mesazh se çka parja po na shtin me bo mu, ty dhe të tjerët.