Celebrities Gossip Showbiz

“Gëzuar ditëlindjen profesor”, dhurata e Stresit për ditëlindjen e Sali Berishës është shumë e veçantë

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore, pasi ka qenë në arrati jashtë Shqipërisë për plot 7 muaj. Ai qëndroi në Londër me miqtë e tij dhe së fundmi ka zbuluar se do të kthehet.

E sot në ditëlindjen e ish- kryeministrit Sali Berisha nuk mund të mungonte urimi i reperit, i cili dihet tanimë prej vitesh se ka një pëlqim shumë të madh ndaj tij. Jo vetëm një urim shumë i bukur, por Stresi i ka bërë gjithashtu dhuratë një buqetë të madhe me trëndafila blu.

Statistikat tregojnë që në muajin tetor kanë lindur liderët më të mëdhenj të botës. Gëzuar ditëlindjen Dr. Profesor Sali Berisha.

Para pak ditësh, Stresi na ka surprizuar dhe me një projekt të ri të cilin e ka zbuluar gjatë një ‘bisedimi online’ me ndjekësit e tij. Teksa është pyetur nëse do të sjellë ndonjë bashkëpunim me Morena Tarakun, njëkohësisht një mikeshë të tijën shumë të mirë, reperi ka treguar se kënga me të tanimë është thuajse gati.

Dyshja kanë bashkëpunuar dhe më herët bashkë, në vitin 2015 me këngën “Ki me bo” dhe “Bad Gal” që u publikua vitin e kaluar. Të dy projektet muzikore rezultuan shumë të suksesshme, ndaj presim diçka shumë të veçantë nga dy artistët.