Celebrities

“Gëzuar Shën Valentinin mes yjesh!” Thierry bën dedikimin prekës për Hueyda-n!

Balerina, aktorja, këngëtarja, modelja, moderatorja, piktorja e shkrimtarja, Hueyda El Saied, ndërroi jetë në muajin nëntor pas një sëmundje të gjatë. Ndarja nga jeta në moshë të re ka lënë të pikëlluar të gjithë miqtë dhe kolegët e saj, teksa reagimet në rrjet kanë qenë të shumta.

Ky është Shën Valentini i parë i Thierry, bashkëshortit të saj, pa të. Thierry ndau një video me miqtë në Instagram, teksa shkruante:

Më mungon shumë dashuria ime… dhe edhe pse çdo ditë pa ty ma thyen zemrën, ende i kujtoj momentet fantastike që kaluam bashkë. Gëzuar Shën Valentinin mes yjesh. Të dua Hueyda.

 

 

El Saied ndërroi jetë më 23 nëntor në moshën 46-vjeçare. Ajo ka jetuar prej vitesh në Luksemburg së bashku me partnerin e saj, Thierry dhe djalin, Gabriel.

Hueyda spikati në fillim të viteve ‘90 me pjesëmarrjen dhe vlerësimin me çmim të parë në spektaklin “12 vallëzime pa një të shtunë” për të mos u ndalur si pjesë e të tjera produksioneve të rëndësishme në Shqipëri, Francë, Itali, Belgjikë, Portugali e Kamerun. E lindur në Tiranë, nga nënë shqiptare e me baba me origjinë nga Sudani, El Saied, lë pas një karrierë të gjatë ku përveçse në televizion e teatër, gjithashtu la gjurmë edhe për kontributin në fushën e të drejtave të njeriut e në të gazetarisë.