Celebrities Gossip Showbiz

Gigi Hadid bëhet “matchy-matchy” me vajzën e saj dhe na shkriu zemrat!

Modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik janë bërë prindër të një vajze për herë të parë. Çifti gjithashtu kanë bërë dhe një tatuazh të njëjtë me njëri-tjetrin si dedikim për vogëlushen e tyre.

Teksa ditën e sotme, modelja ka publikuar dy fotografi ku shfaqet me të voglën e saj në pishinë. Ato kanë veshur rroba banjo të ngjashme në ngjyrë jeshile. Khai duket se është rritur tanimë dhe mund të kombinohet me mamanë e saj.

Këto ishin pamjet më të bukura që mund të na ofronte Gigi!