Botë e Çuditshme

Gjaku i hardhucës mund të shërojë COVID-19?!

Në një unisversitet në Tajlandë një ekip kërkimor po heton për të parë nëse gjaku nga hardhuca mund të përdoret për të luftuar kancerin dhe koronavirusin.

Speciet e mbrojtura kanë sistem të fortë imunitar, jetojnë në ujëra të ndotur dhe konsumojnë mish të kalbur dhe shkencëtarët thonë se duan të zbulojnë sekretet e tyre.

Profesori i asociuar Jitkamol Thanasak, një pedagog në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të Universitetit Mahidol po udhëheq ekipin që studion karakteristikat e proteinave që formojnë pjesë të mbrojtjes imune të hardhucës. Studiuesit zbuluan se proteinat frenojnë rritjen e qelizave kancerogjene dhe disa baktereve.

Ata mendojnë se ky efekt mund të shtrihet edhe në shtypjen e viruseve, përfshirë COVID-in edhe pse kjo nuk dihet aktualisht.

Hapi tjetër është të vërtetojnë që përbërësit e gjakut pengojnë lloje të caktuara të qelizave kancerogjene dhe baktereve por që nuk ndikojnë në qelizat e shëndetshme në trupin e njeriut.

Ata presin që të përfundojnë studimin e tyre fillestar mbi gjakun e hardhucave deri në fund të vitit 2021 dhe më pas të provojnë nëse mund të luftojë gjithashtu gripin, gripin e shpendëve dhe COVID-19.