Bota

Gjashtë fëmijë marin dozën e gabuar të vaksinës kundër COVID-it në Francë!

Gjashtë fëmijë të moshës 5 deri në 11-vjeç kanë marrë dozën e gabuar të vaksinës kundër COVID-19 në qendrën e vaksinimit në Le Mans në Francë.

Në njoftimin e Agjencisë shëndetësore rajonale “Pays de la Loire ” dhe guvernatorit Sarthe thuhet se 6 fëmijët morën vaksina dhe doza të ndryshme nga se nevojitej.

Në njoftim theksohet se fëmijët morën sasi më të madhe të vaksinës se sa ishte vendosur. Pasi është vërejtur gabimi, familjarët e fëmijëve janë njoftuar për efekte të mundshme anësore si temperaturë dhe dhimbje.

Në të njëjtën ditë kryeministri Jean Castex vizitoi qendrën e vaksinimit dhe bisedoi me njerëzit, shumica e të cilëve erdhën për një dozë shtesë.