Bota

Gjatë pandemisë punuan në Francë, 12 mijë punonjës të huaj shpërblehen me nënshtetësi franceze!

Më shumë se 12 mijë punonjës të huaj që punuan në Francë gjatë pandemisë së koronavirusit do të shpërblehen me nënshtetësi franceze. Ky lajm është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Marlène Schiappa. Ajo falenderoi punëtorët për punën e tyre të palodhur në emër të Republikës.

Këta punëtorë iu përgjigjën kombit në momentin e nevojës, kështu që është normale që kombi t’u përgjigjet atyre me radhë“, -tha Schiappa.

Ndër ata që do të përfitojnë nënshtetësinë janë mjekë e infermierë, sanitarë, arkëtarë, punonjës të kujdesit për fëmijët dhe shumë profesione të tjera që nuk mund të kryheshin në shtëpi.

Në shtator të vitit të kaluar, ministria e Brendshme e Francës i ftoi ata që kanë kontribuuar në luftën kundër pandemisë që të aplikonin për marrjen e shtetësisë me procedurë të përshpejtuar.

Ministra e Shëndetësisë tha se Schiappa tha se kishin aplikuar mbi 16.000 persona, ndërsa përgjigje pozitive kanë marrë 12.012 prej tyre.