Celebrities Gossip Showbiz

Gjatë pushimeve, Kristina Baki ndan video-n e ëmbël me të bijën!

Kristina Baki është padyshim një nga modelet më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Përgjatë muajve, Kristina na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur, duke nisur nga gjinia, emri e duke vazhduar me babyshower-in. Teksa tanimë Kristina është bërë nënë e një vogëlusheje, e cila quhet Siera. E një bukuroshe si modelja tregoi se dhe shumë pak kohë pas lindjes u rikthye në format e saj të dikurshme.

Së fundmi Kristina na ka treguar nëpërmjet postimeve se po shijon pushimet dhe vetëm pak më parë ka ndarë me ndjekësit një video buzë detit ku shfaqet me të bijën teksa e mban në mes të këmbëve të saj edhe pse si në çdo postim me të sigurohet që të mos i zbulojë portretin.

Vajza e saj quhet Siera dhe patjetër që ka një kuptim të veçantë. Siera në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip kuptimin e parë që ka. Ky ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, kështu u shpreh modelja.

Kujtojmë se së fundmi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto ku gjoksi i saj bie mjaft në sy, një prej tyre e ka akuzuar për ndërhyrje, ndërkohë Kristina reagoi duke e mohuar.