Gjekmarkaj: Faji që nuk votojnë të rinjtë gjendet nga familja e deri tek deputetët e rinj…
Dilema Sociale • 14:58 19/02/2021
Pse votuesit janë të pavendosur gjithmonë edhe më shumë?! Kush janë ndikuesit kryesorë?! Po të rinjtë pse nuk po votojnë, kush janë idealet politike?! “Dilema Sociale” nisi sot si çdo të enjte për të diskutuar dilemat në votime, me të ftuar në studio pedagogun dhe analistin, Agron Gjekmarkaj. Gjekmarkaj është ndodhur shpesh brenda politikës dhe brenda jetës studentore, në audicionet ku jep mësim, sot në një intervistë për Top Albania Radio me Eno Popin, ka shprehur të gjitha arsyet pse të rinjtë nuk po votojnë dhe nuk po gjejnë një shembull në politikë. Që të shndërrohesh në model frymëzimi, duhet të kesh kostancë etike, intelektuale dhe morale, që këta nuk e kanë praktikisht sepse kur është bërë përzgjedhja nuk është bërë për cilësitë që këta kanë dhe këta kanë modelin më të keq dekurajues. Tek dekurajimi ndikon politika shumë, por janë edhe shumë faktorë të tjerë kulturorë edhe socialë që ndikojnë. Kjo fillon që në klasë të parë, që në shkollë, ndikon tek familja, tek oborri pallatit, ambienti shoqëror, janë një sërë faktorësh që ndikojnë… sigurisht që jeta është pragmatizëm edhe materializëm… kështu që politikanët janë bërë shumë të zgjuar, lidërshipi dhe kuptojnë që për të sunduar iu duhen ushtarë dhe pikërisht ushtarë të rinj, gjak i freskët… Gjithashtu, Gjekmarkaj krahason protestën studentore të dhjetorit në vitin 1990 me studentët sot, të cilët këta të fundit e kanë zhgënjyer, në një farë mënyre u treguan frikacakë. Ndërsa kohë më parë studentët ishin guximtarë ndaj rrezikut, e kishin ëndërruar aq shumë lirinë saqë e morën me bindje dhe duke treguar konstancë. Nuk patën frikë as policinë dhe as Ramiz Alinë…
Edi Manushi rrëfen si ishte të punoje me Edi Ramën!
Dilema Sociale, Lajmet e fundit 16:11 24/05/2021
Ipeshkvi Dom Gjergj Meta: “Koncepti im për bamirësinë është ndryshe nga ai i Elvis Naçit”
Dilema Sociale 15:31 21/05/2021
Flutura Açka zbulon arsyen e fshirjes së saj nga fotoja me Kadaren!
Dilema Sociale 15:15 17/05/2021
Marsela Çibukaj zbulon arsyen pse u eliminua nga “The Voice of Italy”…
Dilema Sociale 14:07 15/05/2021
Zana Guxholli: “Ishte e qëllimshme nga ana e qeverisë ky sistem taksimi!”
Dilema Sociale 17:49 10/05/2021
“Ja pse do të penalizohen njerëzit nga taksimi i dypunësimit”, flet gazetarja Ornela Liperi
Dilema Sociale 15:25 10/05/2021
Enio Civici: “Nuk është momenti për ta aplikuar sistemin e taksimit të dypunësimit në Shqipëri”
Dilema Sociale 15:24 10/05/2021