Ekipet e shpëtimit pas orësh kërkimesh kanë arritur të gjejnë rrënojat e aeroplanit të pasagjerëve An-26, me 28 persona në bord, që u zhduk këtë të martë në Kamchatka.
Shpëtuesit gjetën rrënojat e avionit. Duke pasur parasysh tiparet gjeografike të peizazhit, operacionet e shpëtimit janë të vështira,-ka thënë agjencia e aviacionit në një deklaratë me email, duke shtuar se mbeturinat u gjetën përgjatë bregdetit të Paqësorit të rajonit.
Vlen të përmendet, se An-26, po fluturonte nga qyteti kryesor i Kamchatka, Petropavlovsk-Kamchatsky për në qytetin bregdetar të Palana, kur u zhduk në 2:40 pasdite. Zyrtarët thanë se komunikimi me aeroplanin ishte humbur nëntë kilometra nga aeroporti i Palana dhe 10 minuta para kohës së planifikuar të uljes.
Helikopterët, një avion patrullues detar dhe disa anije nisën kërkimet në Detin Okhotsk.
Deklarata e agjencisë së aviacionit tha se rrënojat ishin gjetur në orën 21:06. koha lokale. Aty është shtuar se mbeturinat ndodheshin 4-5 kilometra nga pista e aeroportit “në anën e vijës bregdetare”, megjithëse nuk përcaktoi nëse ato u gjetën në det.
Aeroporti i Palana ndodhet 3.3 kilometra (2 milje) nga vija bregdetare.