Botë e Çuditshme

Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij 49-vjeçari i cili strehonte më shumë se 100 gjarpërinj!

Një burrë nga Maryland, SHBA u gjet i vdekur në shtëpinë e tij i rrethuar nga më shumë se 100 gjarpërinj helmues dhe jo helmues. Policia mbërriti në shtëpinë e 49-vjeçarit pasi një fqinj i telefonoi për të thënë se e pa atë të shtrirë në dysheme pa ndjenja.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëset, ku gjetën të pajetë 49-vjeçarin. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia gjeti brenda shtëpisë më shumë se 100 gjarpërinj të varieteteve të ndryshme, ekzistenca e të cilëve ishte e panjohur për fqinjët.

Midis gjarpërinjve ishte një piton burmez 14 këmbë i gjatë si dhe gjarpërinjtë helmues që janë të paligjshëm në Maryland. Oficeri u shpreh se në përvojën e tij më shumë se 30 vjeçare, nuk kishte hasur në këtë lloj gjëje më parë. Gjarpërinjtë jo helmues do të dërgohen në Virxhinia, ndërsa gjarpërinjtë helmues do të transportohen në Karolinën e Veriut. Hetimet ndërkaq vazhdojnë dhe shkaku i vdekjes do të bëhet i ditur shumë shpejt.