Aktualitet

Gjendet i vdekur pranë Komisariatit një punonjës policie në Tiranë, po hetohen shkaqet!

Një punonjës policie është gjetur i vdekur sot në periferi të Tiranës dhe dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Policia e Shtetit tha se u njoftua në Kamzë, pranë Komisariatit ku gjendej në punë, ka ndërruar jetë shtetasi Naim Duka 59 vjeç, punonjës Policie.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.