sport

Gjeorgjia turpëron Çekinë në ndeshjen e parë, Anglia bën detyrën ndaj fqinjëve

Ndeshjet e grupit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve kanë nisur me një rezultat të papritur, pasi Gjeorgjia ka mundur Çekinë me një diferencë të thellë 4-1, duke i dhënë një leksion të mirëfilltë futbolli.

Edhe pse gjeorgjianët kishin dhënë sinjale në edicionin e kaluar se do të ishin një skuadër konkurruese, askush nuk e priste një diferencë të tillë mes skuadrave dhe Kvara me shokë, treguan se do të jenë tashmë pretendentë për të fituar grupin dhe kërkuar ngjitjen në Ligën A.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të pasdites, bie në sy fitorja e lehtë 0-2 e Anglisë përballë Irlandës në transfertë, në debutimin e Li Karslit në pankinën e kësaj skuadre. Rajs dhe Grilish vendosën avantazhin e sfidës që në pjesën e parë dhe pastaj “tre luanët” administruan me qetësi avantazhin deri në fund të duelit.