Celebrities Gossip Showbiz

“Gjëra të reja po vijnë…” Çfarë sapo na paralajmëroi Ronela Hajati?

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E duket se artistja nuk ka aspak kohë të pushojë edhe pse ky vit sapo ka nisur dhe këtë e ka treguar me anë të një Instastory të postuar vetëm pak më parë. Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një foto ku shihet në një palestër kërcimi së bashku me disa balerina të cilat i ka etiketuar dhe krahas ka shkruar: “Gjëra të reja po vijnë”. Mesa duket, Ronela jo vetëm që do të publikojë një projekt të ri muzikor, por do të na rikthejë dhe Ronelën me të cilën jemi mësuar në videoklipe, plot energji dhe kërcimet që nuk mund të mungojnë.

Edhe pse duket se është në fillim të përgatitjeve dhe ne jemi gjithë sy e veshë për të zbuluar të tjera detaje!

Në “Maratonën e 100 Këngëve më të mira të Vitit” në Top Albania Radio e cila si çdo vit erdhi me disa urime shumë speciale nga artistët më të dashur shqiptarë. E ndër to ka qenë dhe këngëtarja e njohur Ronela Hajati e cila nëpërmjet një lidhjeje telefonike na tregoi se si ka qenë viti 2022 për të dhe jo vetëm. 

Para pak ditësh Luiz Ejlli ka bërë një rrëfim prekës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Në një bisedë me Kiara Titon, ai theksoi se prej pak kohësh vuan nga një sëmundje e rrallë, por që nuk e zbuloi se për çfarë saktësisht bëhet fjalë. E së fundmi lidhur me këtë, pati një reagim nga Ronela Hajati, e cila thotë se e njeh këngëtarin që 13 vjeç kur ata ishin në “Ethet e së premtes”. Ajo uron që të shërohet sa më shpejt duke qenë se është në një moshë shumë të re.