Celebrities Gossip Showbiz

“Gjërat e bukura ndodhin papritur…”, Dafina Zeqiri do të martohet?

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh, por së fundmi është aluduar se çifti i kanë dhënë fund.

Para pak kohësh Dafina dhe Dj Geek na lanë të kuptojmë se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre edhe pse më pas janë parë përsëri në shoqërinë e njëri-tjetrit duke na lënë të kuptojmë se kanë ende raporte të mira. Ama vetëm pak më parë Dafina ka trazuar të gjithë rrjetin, pasi ka postuar disa foto duke provuar fustane nusërie dhe duke aluduar se do të martohet. Ajo çfarë ka shtuar dyshimet më tepër për një dasmë të mundshme është shkrimi i saj në foto:

Gjërat e bukura ndodhin papritur

Me anë të një video ku shfaqet miku i saj dhe njëkohësisht artisti i njohur, Yll Limani krahas Dafi ka shkruar një pjesë të tekstit nga bashkëpunimi i tyre hit, ‘Mos shko’. Kjo na bëri të dyshojmë se njëtjetër duet po punohet nga ana e dyshes për tëna surprizuar.