Celebrities Gossip Showbiz

Gjërat po bëhen shumë serioze! Kendall Jenner dhe Devin Booker shfaqen sërish së bashku në publik

Çifti Kendall Jenner- Devin Booker sapo kanë përfunduar pushimet e tyre në vendet më të bukura të bregdetit italian. Pushimet luksoze të çiftit në jaht e bënë dyshen të ishin në qendër të mediave.

Megjithatë, kur flitet për një nga motrat e klanit ‘Kardashian-Jenner’ duket se çdo dalje përbën lajm. Së fundmi çifti është parë duke dalë nga një takim romantik. Supermodelja mbanteveshur një fustan ngjyrë ‘nude’ kombinuar me çizme të zeza, teksa çifti ecte drejt makinës së tyre shoqëruar nga një roje sigurie.

Ajo mbante një çantë shumë elegante në të njëjtën ngjyrë me fustanin dhe një maskë të zezë. Ylli u shfaq teksa mbante fort dorën e Booker ndërsa ata ecnin drejt automjetit të tyre.

Kendall dhe Devin, të cilët festuan një vjetorin e tyre në muajin qershor kanë filluar t’i bëjnë gjërat më publike gjatë muajve të fundit. Dhe ndërsa gjërat vazhdojnë të bëhen më serioze, dyshja shijuan pushimet së bashku duke lundruar rreth Positano, Nerano, Ponza dhe Sardenja këtë javë.

Kendall e ka përkrahur herë pas here të dashurin e saj me foto të ndryshme që ka shpërndarë për ndjekësit në Instagram.

Ajo zakonisht është shumë e mbyllur për sa i përket jetës sentimentale, dhe pëlqen t’i mbajë romancat e saj larg dritës së kamerave. Por me Devin nuk ka ndodhur e njejta gjë. Ndoshta sepse edhe ai njihet për shkak të profesionit, ose sepse romanca e tyre është në një tjetër nivel.