Sport

Gjermani spektakolare, mposhtet Portugalia e Ronaldos!

Gjermania mposht Portugalinë me rezultatin 4-2 në ndeshjen që përfundoi para pak minutash në kuadër të Euro 2020.  Golat e Ronaldos dhe Jotas nuk i mjaftuan portugezëve, ndërkohë që i dhuruan edhe dy gola gjermanisë pasi Dias dhe Guerriero shenuan autogol. Panzerat shenuan me pas me Haverts dhe Gosens.

Në përballjet direkte, këto dy skuadra kanë luajtur 19 herë. Tetë ndeshje miqësore, nga të cilat 5 i ka fituar Gjermania, 1 Portugalia dhe 1 ndeshje është ndarë në barazim.

Për Botëror nga gjashtë ndeshje të luajtura, 3 kanë shkuar në favor të gjermanëve, 1 për luzitanët dhe 2 ndeshje janë ndarë në barazim. Në Europian regjistrohen 4 takime, 2 të fituara nga “Pancerat” dhe 1 nga portugezët. Një ndeshje është ndarë në barazim.

Më herët Hungari-Francë përfundoi në 1-1, ndërsa në 21:00 luhet Spanjë-Poloni.