Aktualitet

Gjermania heq kufizimet anti-COVID për shtetasit shqiptarë!

Shtetasit nga Shqipëria lejohen sërish të hyjnë pa kufizime në Gjermani.

Nga kjo e dielë, më 20 qershor, shqiptarët, si dhe qytetarët nga Serbia e Maqedonia e Veriut mund të hyjnë përsëri në territor gjerman pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit.

Njoftimin e rëndësishëm e jep Ministria gjermane e Punëve të Brendshme në faqen e internetit. Gjermania zgjodhi të ndjekë rekomandimin e Këshillit Europian, që dy ditë më parë vendosi të heqë kufizimet për disa vende të reja. Përveçse me Shqipërinë, Serbinë e Maqedoninë e Veriut, Berlini e ka zgjeruar listën me Amerikën dhe disa shtete të tjera.

Ambasada Gjermane në Tiranë sqaron:

Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani ✅✅✅
Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor, ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore ✈️, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.