Rajoni

Gjermania: Mbështesim ‘Ballkanin e hapur’ dhe tregun e përbashkët rajonal

Gjermania mbështet nismat për bashkëpunim rajonal dhe formimin e një tregu të përbashkët me 4 liritë e mëdha të lëvizjes. Mesazhi është dhënë në Tiranë nga ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann.

Pas takimit që zhvilloi me zv. Kryeministrin Ahmetaj ajo u shpreh se Procesi i Berlinit mbetet i një prioriteti të madh edhe për Qeverinë e re të Gjermanisë.

“Ne mbështesim nismat e bashkëpunimit të krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtu të përfshihen të gjashta vendet dhe nismat duhet të jenë gjithëpërfshirëse.  Duhet të ngrihet tregu i përbashkët rajonal. 4 liritë e mëdha, e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, janë thelbësore për zhvillimin e rajonit”, tha Anna Luhrmann.