Bota Lajmet e fundit

Nis “V Day”, 101 vjeçarja gjermane bëhet personi i parë i vaksinuar në BE

Një grua 101 vjeçare është personi i parë në Gjermani që mori vaksinën anti-COVID të BioNTech-Pfizer. Bëhet fjalë për një të moshuar në një shtëpi kujdesi në landin e Saxony-Anhalt, një ditë para se Gjermania të niste zyrtarisht fushatën e vaksinimit. Deri tani Edith Kwoizalla nuk ka shfaqur asnjë efekt anësor nga vaksina.

Për mediat gjermane  vaksinimi i 101 vjeçares përbën një moment historik. Bashkë me të moshuarën u vaksinuan edhe 40 rezidentë të tjerë në azil, si edhe 10 anëtarë të stafit. Deri tani, janë mbi 3 milionë e 300 mijë persona që janë vaksinuar kundër Koronavirusit me vaksina të kompanive të ndryshme.

Kina dhe Amerika tejkaluan numrin e 1 milion dozave ndërsa Britania e Madhe është rreth shifrës 800 mijë sa i përket të vaksinuarve. Për vendet e Bashkimit Europian, zyrtarisht, vaksinimi nis sot në mëngjes në të ashtuquajturën “Dita e Vaksinës”.